City-Newcastle, Guardiola: De Bruyne? Nuk është gati

Prej katër vitesh liderët e padiskutueshëm të Premier, Manchester City dhe Pep Guardiola po përgatiten të përballen me Neëcastle në xhiron e gjashtë të kampionatit. Fitorja e rrëmbyer ndaj Watford pa shumë përpjekje dhe me një formacion jashtëzakonisht të ripunuar do t’i lejojë trajnerit spanjoll të Qytetarëve të propozojë linjën më të mirë të mundshme të titullarëve për të mos u kapur në renditje nga Magpies.
“Newcastle janë gjithmonë mbresëlënës. Ata janë një nga kundërshtarët më të ashpër dhe më të fortë, si në shtëpi ashtu edhe jashtë, por mbi të gjitha jashtë… Jemi gati për betejën”, theksoi Guardiola në konferencën për shtyp.
Ndërkohë, nuk vijnë lajme të mira përsa i përket situatës me Kevin De Bruyne, i cili është përjashtuar nga udhëtimi i nesërm në Neëcastle: “Jo, ai nuk është gati të luajë”, zbuloi Pep. “Ndoshta para pushimit ndërkombëtar do të jetë sërish i disponueshëm”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




