Çmim 25 mijë euro për sipërmarrësit e rinj

Ekonomi | 5 vite më parë

Rreth 200 pjesëmarrës nga 6 vende të Ballkanit do të sfidojnë njëri-tjetrin  në TechStars Startup Weekend Balkans ku në fund fituesi do të fitojë çmimin e madh prej 25 mijë eurosh. 
Gjatë sfidës 3-ditore, mentorët dhe ekspertët që përfaqësojnë disa nga kampionët e industrisë, do të mbështesin sipërmarrësit e rinj për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në një mjedis konstruktiv.
Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i Innovation Center Kosovo, thotë se ky partneritet me TechStars është pjesë e investimit në komunitetin e startup-eve dhe ambicies për të vazhduar ndërtimin e urave të ndërmarrësisë në Ballkanin Perëndimor. 
Ndërsa Aneida Bajraktari, bashkëthemeluese e Balkans Capital thotë se organizuesit e qendrave përfaqësojnë vende individuale por janë bërë bashkë në emër të inovacionit dhe ndërtimit të njohurive.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme