Çmimet absurde të biletave për Kupën e Botës, gjykatat hetojnë praktikat e FIFA-s

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

Prokurorët e New York dhe New Jersey kanë hapur një hetim në lidhje me praktikat e ndjekura nga FIFA për biletat e Botërorit 2026. FIFA-s i janë kërkuar “detaje specifike” që kanë të bëjnë me 8 ndeshje që do të luhen në “MetLife Stadium” të New Jersey, mes tyre edhe finalja.

Sipas medieve amerikane, prokurorët do të kërkojnë shpjegime për ankesat e tifozëve mbi politikën e errët të çmimit të biletave dhe krijimin e një kategorie vendesh ‘të radhës së parë’ me një çmim të rritur, pasi miliona bileta ishin shitur më parë.

Çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës kanë qenë në shënjestër të tifozëve prej kohësh. Zemërimi i tyre shpërtheu kur për një biletë të finales së Botërorit u kërkuan deri në 2 milionë dollarë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme