Çmimet e gazit natyror në Evropë në nivele të reja rekord

Botë | 5 vite më parë

Çmimet e gazit natyror në Evropë kanë arritur rekorde të reja, në kontekstin e rënies së vazhdueshme të rezervave të këtij burimi kryesor të energjisë, thelbësor për prodhimin e energjisë elektrike në kontinent.

Kjo rritje e jashtëzakonshme u zhvillua në sfondin e rritjes së kërkesës për gaz natyror nga burimet tradicionale (Rusia dhe Norvegjia), me rënien e vazhdueshme të rezervave në shumicën e 27 vendeve të BE-së.

Rënia e rezervave ka ndodhur, kryesisht, për shkak të dy faktorëve.

I pari ka të bëjë me rimëkëmbjen e ekonomive të vendeve evropiane nga ndikimi i pandemisë COVID-19.

Faktori i dytë është për shkak të rritjes së konsumit të energjisë me fillimin e dimrit në disa vende të Bashkimit Evropian.

Sipas një raporti të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Bloomberg, rezervat e gazit natyror në Evropë ranë në nivelin e tyre më të ulët në rreth 10 vjet, gjatë kësaj periudhe të vitit, me indikacione për një rritje edhe më të madhe të çmimeve./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme