Çmimet e reja/ Ulet nafta, rritet me 3 lekë benzina! Gazi nuk ndryshon

Ekonomi | 4 vite më parë

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e hidrokarbureve në treg, ku nafta është ulur me 3 lekë, ndërsa benzina është rritur me 3 lekë.

Konkretisht, nafta nga 258 lekë/litri që ishte do të shitet me 255 lekë/litri. Benzina nga 239 lekë/litri që ishte shkon në 242 lekë litri. Ndërsa çmimi i gazit nuk ndryshon duke u shitur me 83 lekë/litri. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot në orën 18.00

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 255 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 243 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 242 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 230 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtej vendimi”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme