Çmimet për kompozitorët e rinj, shpallen tre fituesit e konkursit “Çesk Zadeja”

Kulturë | 4 vite më parë

Konkursi për Kompozitorët e Rinj  “Çesk Zadeja”, i cili u zhvillua në nderim të ikonës shqiptare të muzikës, kompozitorit Çesk Zadeja, me rastin e 95- vjetorit të lindjes dhe 25- vjetorit  të ndarjes nga jeta, por edhe në mbështetje të krijuesve të rinj, u përmbyll me ndarjen e çmimeve për veprat që ishin në konkurim.

Në këtë nismë të Ministrisë së Kulturës, konkuruan gjithsej 7 artistë me kompozimin e tyre të parë artistik, por vetëm 3 prej tyre mundën që të vlerësohen.

Çmimi e parë shkoi për Serxhio Beqon, i dyti për Kris Sopiqotin, ndërsa çmimi i tretë për Jetmir Zaganjorin.

Konkursi i kompozicionit “Çesk Zadeja”, synon evidentimin dhe mbështetjen e kompozitorëve të rinj, duke qenë se vitet e fundit vihet re një mungesë e dukshme e përzgjedhjes së kësaj dege mësimore.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e pranishme në këtë event, u shpreh se kjo nismë do të kthehet në një traditë, për të mbështetur  artistët e rinj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme