Çmimi i bukës, PD: Shumica e shqiptarëve jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit ekonomik klientelist dhe korruptiv të Ramës

Deputetja e PD-së, Grida Duma ka reaguar sot në lidhje me rritjen e çmimit të bukës. Ndersa publikoi një video ku reagojnë qytetarët për rritjen e çmimit të bukës. Ajo shprehet se shumica e shqiptarëve jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit ekonomik klientelist dhe korruptiv të Ramës. “Jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj nuk skuqen kur nuk mbajnë premtimet, as nuk turpërohen kur thonë se çmimet janë të përballueshme. Nga qëndrimet e tyre kuptohet që janë një pakicë, sepse nuk dinë si ndihet shumica dërrmuese e shqiptarëve, e cila jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit të tyre ekonomik klientelist dhe korruptiv”, thote Duma
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




