Çmimi i gazit natyror rritet me 25%, pas mbylljes së Nord Stream1

Botë | 4 vite më parë

Çmimi ndërkombëtar i gazit natyror në tregun e referencës evropiane, TTF holandez (Title Transfer Facility), është vendosur në 265 euro për megavat orë termike, duke u rritur me 25% në baza ditore.

Investitorët reaguan ndaj njoftimit të Gazprom për një mbyllje të pacaktuar të gazsjellësit Nord Stream1, duke rritur çmimin e gazit.

Fillimisht i planifikuar për tre ditë, por firma shtetërore e energjisë Gazprom tha se Nord Stream1 se do të qëndrojë i mbyllur për një kohë të pacaktuar derisa të rregullohen rrjedhjet. 

Reagimi rus vjen si pasojë e lëvizjes së Bashkimit Evropian që po përgatitet të diskutojë një kufizim çmimi për blerjet e gazit rus.

Ky plan do të diskutohet në Këshillin e Ministrave të Energjisë të BE-së më 9 shtator.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme