COP26: Arrihet Pakti i Glasgout për Klimën pavarësisht nga ndërhyrja e Indisë në minutën e fundit

Botë | 5 vite më parë

Në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën që u mbajt në Glasgou të Skocisë është arritur një marrëveshje që synon të shmangë ndryshimet e rrezikshme klimatike.
Pakti i Glasgout për klimën është marrëveshja e parë e arritur ndonjëherë për të planifikuar reduktimin e qymyurit, I cili është edhe lënda djegëse që kontribuon më shumë në emëtimin e gazeve që shkaktojnë efektin serë. Marrëveshja gjithashtu vë theksin tek një reduktim më urgjënt i emëtimeve dhe premton më shumë para për t’I ndihmuar vendet në zhvillim që të përshtaten me ndikimet e klimës. Por premtimet nuk shkojnë aq larg sat ë kufizojnë rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë celcius. Gjatë negociatave para arritjes së paktit, ishte ëprfshirë edhe angazhimi për hequr nga përdorimi qymurin, cka shkaktoi kundërshtinë e Indisë. 
Ministri Indian i klimës shtroi pyetjen se si vendet në zhvillim mund të hiqnin qymyrin dhe produktet e lëndëve djegesë nëse do u duhej që të përballeshin edhe me axhendat e tyre të zhvillimit dhe shfarosjen e varfërisë. Në fund, vendet ranë dakord të reduktonin gradualisht dhe jo të hiqnin menjëherë nga përdorimi qymyrit. 
Kryeministri britanik Boris XHonson tha se shpresonte që kur bota ta shihte samitin e Glasgoë si fillimin e fundit të ndryshimeve klimatike. Ndërkohë I dërguari amerikan për klimën, Xhon kerri tha se nuk kishte gjasa që samiti I Glasgoë të rezultonte në një vendim që mund t’i jepte fund krizës, por gjithsesi, ai mund të shihej si pikë nisjeje. Sekretari I përgjithshëm I OKB-së Antonio Guterres tha se planiti po varej me një fije. – Po trokasim në derën e katastrofës klimatike, – tha ai duke theksuar se është koha të bëhet dicka urgjentisht. 
Si pjesë e marrëveshjes, vendet pjseëmarës do të takohen sërish vitin e ardhshëm për t’u zotuar për reduktime të mëtejshme të përdorimit të karbonint, me synimin për të arritur targetin e mbajtjes së rritjes së temperaturës globale në nivelin 1.5 gradë cëlcisu. Me premtimet aktuale, nëse ato përmbushen, kjo rritje shkon në nivelin 2.4 gradë celsisus. Sipas shkencëtarëve, nëse temperaturat globale rriten me më shumë se 1.5 gradë celsisu, Toka do të përjetojë pasoja të rënda, dhe shumë më tepër njerëz do të jenë të ekspozuar ndaj të nxehtit ekstrem.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme