Coronavirus: Kryeministri Xhonson po konsideron bllokimin e Anglisë javën e ardhshme

Kryeministri Bors Xhonson po konsideron një bllokim njëmujor në të gjithë Anglinë me shpresën se masat mund të lehtësohen përpara Krishtlindjeve, njofton BBC.
Një urdhër i ri “qëndrimi në shtëpi” mund të shpallet të hënën, me përjashtim të shkollave, kolegjeve dhe universiteteve.
Dokumentet që ju referohet BBC sugjerojnë se Mbretëria e Bashkuar ka një numër shumë më të lartë të vdekjes sesa gjatë valës së parë nëse nuk futen kufizime të mëtejshme.
Vdekjet mund të arrijnë më shumë se 4,000 në ditë, bëjnë të ditur të dhënat.
Në kulmin e pandemisë gjatë pranverës, vdekjet në MB arritën më shumë se 1.000 në ditë.
Shkalla e infeksionit gjithashtu është rritur në të gjithë vendet e kanalit të La Manshit, duke nxitur forma të reja bllokimi në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.
Sipas BBC këto janë pjesë e një prezantimi nga grupi qeveritar i modelimit pandemik SPI-M treguar Boris Johnson.
Të gjithë modelet në dokument parashikojnë që shtrimet në spital ka të ngjarë të arrijnë kulmin në mes të dhjetorit, me vdekjet në rritje deri të paktën në fund të dhjetorit para se të bien nga fillimi i janarit.
Një dokument tjetër, i bazuar në modelimin e NHS Angli nga 28 Tetori, paralajmëron se NHS nuk do të jetë në gjendje të pranojë më pacientë deri në Krishtlindje, edhe nëse spitalet Nightingale përdoren dhe procedurat jo urgjente anulohen.
Dokumenti paralajmëron se Anglia jug-perëndimore dhe Midlands do të jenë të parët që do të mbarojnë nga kapaciteti, potencialisht brenda dy javëve.
Një burim qeveritar tha se vendi është në një “pikë krize”.
Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë ende dhe jo të gjithë anëtarët e kabinetit janë këshilluar ende për hapat e ardhshëm.
Por duket se soti Johnson ka të ngjarë të ndërmarrë veprimin kombëtar për të cilin ai u betua se do të bënte gjithçka për ta shmangur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





