COVID 19, 30 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton në 24 orët e fundit në Shqipëri nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid 19. Nga 426 testime, 30 qytetarë kane rezultuar të infektuar.
Megjithatë ministria u bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet, kujton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Statistika ( 10 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 426
Testime totale 2,012,637
Raste pozitive 332,407
Raste të shëruara 328,630
Raste Aktive 183
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 127
Vlorë 17
Fier 12
Gjirokastër 8
Shkodër 5
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




