Covid-19, Mali i Zi forcon rregullat në kufi

Rajon | 5 vite më parë

Ishte njoftuar që nga 14 shtatori, Mali i Zi do forconte masat për parandalimin e covid, por siç ndodh rëndom dhjetëra persona pretendojnë se kanë qenë në rregull me dokumentacionin, por nuk janë lejuar të hyjnë në shtetin  fqinj përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Në njoftimin e bërë publik  nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, thuhet se duke filluar nga data 14 shtator 2021, të gjithë qytetarët e huaj që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi, duhet të paraqesin: Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi i plotë; Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë; Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;

Burime nga Pika e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, i thanë RTSH-së se janë pikërisht këto të dhëna që qytetarët i anashkalojnë. Çdo person i vaksinuar, duhet të paraqesë në mënyrë elektronike dëshminë, pasi në doganë bëhet skanimi i bar codit, ndërsa ata që paraqesin teste, duhet të tregohen të kujdesshëm e të mos bien pre e mashtrimeve, por t’i kryejnë testet në laboratorë të licensuar për këtë shërbim nga Ministria e Shëndetësisë.
 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme