COVID-19, Melburni drejt heqjes së bllokimit

Botë | 5 vite më parë

Qyteti australian i Melburnit do të dalë nga bllokimi i vendosur në fund të tetorit për të luftuar COVID-19, nëse arrihet objektivi i 70 për qind të popullsisë së rritur të vaksinuar, sipas një “harte” të botuar sot.

Rreth pesë milionë banorë të Melburnit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi që nga 5 gushti. Ky është bllokimi i gjashtë që nga fillimi i pandemisë. “Urdhri i bllokimit do të hiqet kur 70 për qind e personave mbi 16 vjeç të jenë plotësisht të imunizuar, një objektiv që pritet të arrihet rreth 26 tetorit”, njoftuan autoritetet e shtetit të Victoria-s, që përfshin Melburnin.

“Bllokimi do të përfundojë, por një sërë kufizimesh do të mbeten ende në fuqi”, tha Dan Andrews, kryeministër i shtetit të Victoria-s. Restorantet dhe baret do të lejohen të rihapen, por vetëm me një maksimum prej 50 personash të vaksinuar plotësisht, të ulur jashtë, ndërsa ndalimi i vizitave në shtëpi do të mbetet në fuqi.

Sapo shkalla e vaksinimit të arrijë 80 për qind, që është planifikuar rreth 5 nëntorit, banorët e vaksinuar plotësisht të Melburnit do të kenë më shumë liri, përfshirë heqjen e maskave ​​jashtë, pritjen e deri në 10 vizitorëve në shtëpi dhe të punuarit në prani në zyra.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme