Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 200 të infektuar, 444 të shëruar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Sociale | 4 vite më parë

Ministria e Shëndetësisë publikoi të dhënat më të fundit, lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 200 të infektuar nga 917 testime që janë kryer. Nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa 444 persona rezultojnë të shëruar.

Nga shifrat e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se të infektuarit janë në këto bashki: 64 në Tiranë, 11 në Fier, 10 në Durrës, 8 në Devoll, nga 6 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Sarandë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Këlcyrë, Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Kavajë, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Gjirokastër, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Dibër, Roskovec, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Korçë, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Delvinë, Tepelenë, Kuçovë.   Janë 2,468 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 444 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 322,865 që nga fillimi i epidemisë.

Në njoftim Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti COVID, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (3 Shtator 2022)

Raste të reja ditore             200

Të shëruar në 24 orë           444

Të shtruar në spitale             16

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     917

Testime totale                   1,965,239

Raste pozitive                      328,916

Raste të shëruara                  322,865                                              

Raste Aktive                             2,468

Humbje jete                              3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1,055

Fier                         261

Shkodër                 202

Durrës                     188

Elbasan                   184

Korçë                       167

Vlorë                         132

Gjirokastër                102

Berat                           73

Dibër                           52

Lezhë                          43

Kukës                           9

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme