Covid- 19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 1 viktimë, 606 të infektuar, 524 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit, në vendin tonë, janë regjistruar 606 raste të reja infektimesh me COVID-19. MSH informon se ka pasur edhe një një humbje jete. Ai ka qenë një 79-vjeçar nga Tirana.
“Janë kryer 1732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 606 qytetarë, në këto bashki: 185 në Tiranë, 46 në Durrës, 35 në Lushnje, 32 në Vlorë, 31 në Fier, 29 në Shkodër, 20 në Devoll, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Sarandë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Kamëz, Korçë, Peqin, 9 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Belsh, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Delvinë, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Shijak, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë, Berat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Roskovec, Himarë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Dibër, Pogradec, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Mat, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Poliçan.”- informon MSH.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Janë 3,664 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 318,400 që nga fillimi i epidemisë.
Statistikat
Raste të reja ditore 606
Të shëruar në 24 orë 524
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1732
Testime totale 1,953,320
Raste pozitive 325,641
Raste të shëruara 318,400
Raste Aktive 3,664
Humbje jete 3,577
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,602
Fier 429
Durrës 299
Vlorë 228
Korçë 223
Elbasan 220
Shkodër 197
Gjirokastër 161
Berat 137
Lezhë 101
Dibër 49
Kukës 18
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




