Covid- 19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 247 të infektuar, asnjë humbje jete, 611 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur të dhënat më të fundit, lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Sipas M.SH., gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 247 raste të reja me COVID-19, nga 1052 testime të kryera. Për fat të mirë nuk ka pasur humbje jete, ndërsa 611 qytetarë janë shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë identifikuar 322.421 raste shërimi nga virusi.
Aktualisht në vendin tonë janë 2.712 qytetarë aktivë me COVID-19, 15 prej të cilëve po marrin trajtim në spital. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër COVID, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 2 shtator 2022
Raste të reja ditore 247
Të shëruar në 24 orë 611
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1052
Testime totale 1,964,322
Raste pozitive 328,716
Raste të shëruara 322,421
Raste Aktive 2,712
Humbje jete 3,583
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,213
Fier 327
Shkodër 227
Elbasan 186
Durrës 178
Korçë 162
Vlorë 134
Gjirokastër 96
Berat 73
Lezhë 54
Dibër 51
Kukës 11
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




