Covid-19 po prek në masë fëmijët, mjekët: Prindër mos hezitoni! Vaksinimi ul shqetësimet nga infektimi!

Sociale | 5 vite më parë

Covid-19 dhe gripi sezonal mund të rëndojnë sëmundshmerinë në vend duke na sjellë pandemi të dyfishtë. Grupet e riskut sic jane të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, individët me sëmundje kronike, fëmijët nën 5 vjeç dhe sidomos punonjësit e kujdesit shëndetësor , mbartin rrezikun më të madh.“Është shumë e rëndësishme që punonjësit në sektorin shëndetësor të vaksinohen, sepse nëse ata preken, mund të infektojnë pacientë që mund të kenë imunitet të dobët. Pra, është shumë e rëndësishme që ne të mbrojmë punonjësit shëndetësorë në mënyrë që ata të mund të mbrojnë pacientët në spital”, u shpreh Gerald Rockenschaub, përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri.

Vaksina për gripin sezonal nuk jep ndikime tek ajo për Covid-19. Që prej datës 23 Tetor në Shqipëri ka nisur vaksinimi i bluzave të bardha kundër gripit të cilat do të pasohen nga grupet e rrezikuara .“Ne kemi një program shumë të fortë imunizimi këtu në Shqipëri, dhe kjo është një bazë shumë solide për t’u ndërtuar mbi të. Dhe punonjësit e shëndetësisë kanë pasur historikisht një përdorim shumë të lartë të vaksinimit të gripit”.

Çdo vit, 5 deri në 15 për qind e popullsisë preket nga gripi, ndërsa 3 deri në 5 milionë qytetarë sëmuren rëndë. Rreth 650 000 persona humbin jetën çdo vit si pasojë e gripit. Me rifillimin e udhëtimeve ndërkombëtare dhe hapjen e shumë vendeve , rreziku  për përhapjen e virusit të gripit është më I lartë sesa vitin e kaluar. Vitin e kaluar Shqipëria nuk rregjistroi asnje rast me grip  dhe kjo mund ta bëjë shoqërinë tone dhe jo vetëm , më të ndjeshëm ndaj virusit këtë vit. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme