Covid- 19, vijon situata e qëndrueshme, asnjë viktimë, vetëm 1 i infektuar në 24 orët e fundit

Sociale | 4 vite më parë

Vendi ynë vijon të paraqitet me një situatë të qëndrueshme, sa i përket Covid-19. Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar sot të dhënat më të  fundit, në lidhje me situatën me Covid-19 në vend, ku, sipas saj, nga 336 testime të kryera, ka rezultuar pozitiv vetëm një qytetar.

Vlen të theksohet se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 336 testime, nga të cilët 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me COVID19 në Bashkinë Tiranë. Janë 112 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,562 që nga fillimi i epidemisë.”- thuhet në njoftimin e MSHMS.

Statistika ( 4 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 336

Testime totale 2,032,346
Raste pozitive 333,270
Raste të shëruara 329,562
Raste Aktive 112
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Fier 9
Vlorë 3
Berat 3
Durrës 2
Elbasan 2
Lezhë 1

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme