COVID/ 9 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vend

Vijon të jetë e qëndrueshme situata me pandeminë e COVID në vend, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja infeksioni, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën.
Nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 5 në Tiranë dhe 4 në Lushnje.
Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,124 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 6 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 242
Testime totale 1,999,836
Raste pozitive 331,928
Raste të shëruara 328,124
Raste Aktive 211
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 150
Vlorë 18
Fier 18
Gjirokastër 6
Durrës 5
Berat 5
Shkodër 5
Elbasan 3
Lezhë 1
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




