Covid, BE kundër Italisë: Janë të pajustifikuara kontrollet e udhëtarëve nga Kina

Agjencia e BE-së për sëmundjet tha se ekzaminimi i udhëtarëve nga Kina për Covid-19, do të ishte “i pajustifikuar”. Të enjten, Italia i kërkoi pjesës tjetër të BE-së që të ndjekë shembullin e saj dhe të sigurojë se ata që vijnë nga Kina, do të testohen dhe të karantinohen nëse është e nevojshme.
SHBA, Japonia, Tajvani dhe India, njoftuan gjithashtu testimin e detyrueshëm, pasi Kina po përballet me një rritje të rasteve me Covid. Por Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se rritja “nuk pritet të ndikojë” në BE.
Në një deklaratë, ECDC tha:
- Nivele të larta të Covid në Kinë priten duke pasur parasysh imunitetin e ulët, si dhe lehtësimin e rregullave
- Imuniteti më i lartë në BE do të thotë se Covidi në Kinë nuk pritet të ndikojë në vendet e bllokut
- Variantet e Covid-19 që qarkullojnën në Kinë, po qarkullojnë tashmë edhe në BE
- Infeksionet e mundshme të importuara nga Kina janë “mjaft të ulëta” në krahasim me numrin e infeksioneve që ndodhin tani në brenda BE
- Qytetarët në vendet e bllokut kanë vaksinim dhe imunizim relativisht të lartë
Shqetësimet u ngritën pasi autoritetet kineze vendosën t’i lejojnë njerëzit të udhëtojnë më lirshëm nga 8 janari, pas pothuajse tre vjetësh mbyllje të kufijve.
Zyrtarët shëndetësorë të BE-së zhvilluan bisedime në Bruksel të enjten për të bashkërenduar çdo përgjigje. ECDC shtoi: “Ne mbetemi vigjilentë dhe do të jemi gati të përdorim emergjencën nëse është e nevojshme.”
BE-ja mund të nxjerrë rekomandime, por çdo komb është i lirë të bëjë politikat e veta, si Italia. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se përpjekjet e vendit të saj për të frenuar transmetimet e Covid-19 nga Kina, do të minoheshin nëse vendet e tjera të BE-së nuk do të ndiqnin shembullin e vendit të saj. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



