CR7, ofertë shokuese nga Arabia Saudite: 125 milionë euro në

Një nga emrat e nxehtë të kësaj periudhe të merkatos është ai i Cristiano Ronaldos. Kampioni luzitan, i cili u kthye tek Manchester United nga Juve verën e kaluar, ishte i lidhur me disa klube: fillimisht u përfol për një njoftim të afërt te Roma, më pas u fol për Chelsea dhe PSG. Ndërkohë Ten Hag, trajneri i ri i Djajve të Kuq që zuri vendin e Rangnick, fokusohet tek ai dhe praktikisht e ka hequr nga merkato.
Nga Portugalia, megjithatë, ka zëra për një ofertë të pabesueshme nga Arabia Saudite. TVI dhe CNN Portugal flasin për një shifër monstruoze, një operacion prej 300 milionë eurosh i përhapur si më poshtë: 250 futbollistit në dy vite, 30 Manchester United për të blerë kartonin dhe 20 të tjerat për ndërmjetësim. Vërtet numra të tepruar që do ta bënin këdo të dridhej, përfshirë Red Devils dhe CR7.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




