CR7 paralajmëron: Nuk jam kthyer për të përfunduar i gjashtëi

Angli | 5 vite më parë

Në ditët e fundit, i përfolur mes Anglisë dhe Spanjës, Cristiano Ronaldo kishte një farë keqardhjeje për situatën në Manchester United, midis situatës me Rangnick dhe mandatit të Mendes për të kërkuar një ekip të ri. Portugezi më në fund ka vendisur të flasë: “Nuk duam të përfundojmë në vendin e gjashtë apo në tre të parët në Premier League, unë jam këtu për të provuar të fitoj. E di rrugën, por nuk do ta them se sib ëhet, sepse nuk do të ishte korrekte”.

Portugezi flet për ndryshimet në stol te United: “Së pari Solskjaer, pastaj Carrick, tani një menaxher i ri. Kur ndryshon kaq shumë është gjithmonë e vështirë. Me Rangnick ne jemi përmirësuar në disa aspekte, por na duhet kohë, mendoj se ai do bëj një punë të mirë”.

Pastaj optimizmi për të ardhmen: “Vit i ri, jetë e re dhe shpresoj që Manchester United të arrijë nivelin që tifozët presin dhe meritojnë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme