Cristiano Ronaldo në Madrid me një Rolls-Royce, tifozët e Realit

Spanjë | 4 vite më parë

Cristiano Roanldo është padyshim lojtari i lirë i lirë i artë i futbollit botëror. Pas periudhës së dytë në Manchester United, ai është në fokusin e Al Nassr. Një ditë gazetat flasin për operacionin e përfunduar, ditën tjetër mohojnë gjithçka dhe situata mund të gëzojë vetëm tifozët e Real Madrid që shpresojnë për rikthimin e tij me fanellën e Blancos. Shpresa ushqehet edhe nga zbarkimi i CR7 në kryeqytetin spanjoll në bordin e Rolls-Royce të ri.

Makinën luksoze 345 mijë euro ia ka dhënë partnerja Georgina si dhuratë për Krishtlindje. Sulmuesi padyshim nuk humbi asnjë minutë duke hipur në bord dhe duke shëtitur nëpër rrugët e dekoruara të qendrës së Madridit dhe, siç pritej, ai nuk kaloi pa u vënë re nga kalimtarët.

Në rrjetet sociale u hodhën menjëherë videot që e portretizojnë në makinën shumë të shtrenjtë, me një shofer gati për ta çuar ku të dojë. Në video, qendërsulmuesi përshëndet tifozët dhë më pas makina largohet me shpejtësi. Komentet janë të gjitha për rikthimin e tij te Real Madrid, ka nga ata që nuk duan të mashtrojnë veten dhe nga ata që thonë se janë shumë të lumtur në rast se lojtari kthehet. Ka edhe nga ata që i bëjnë thirrje klubit: “Ju lutemi, blijeni sërish” është komenti më i njohur.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme