Cucurella tregon “frikën” që kishte kur Trump refuzoi të largohej nga podi gjatë festimeve të Kupës së Botës për Klube

Donald J. Trump ishte e papritura e ceremonisë zyrtare kur Chelsea u kurorëzua Kampione e Botës për Klube. Njëri prej protagonistëve të ekipit londinez ka rrëfyer sot frikën e madhe që kishte kur pa se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk pranoi që të largohej nga podi pas dorëzimit të trofeut.
“Të gjithë ne po prisnim që ai të largohej, por ai nuk kishte këtë qëllim. Shikimet tona u kryqzuan dhe ai na tha: ‘Ngrijeni lart, unë po qëndroj këtu!’”, zbuloi Cucurella.
“Të them të drejtën askush prej nesh nuk kishte guxim që t’i drejtohej atij, e dini mirë këtë pjesë… unë isha i trembur”, vazhdoi spanjolli.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




