Curi: Pse ishte Argita dhe jo Shkëlzeni në protestë? Ja arsyeja!

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Arjan Curri hedh një vështrim edhe mbi mundësitë e një përplasje mes Argtia Malltezit dhe Shkëlzen Berishës, se kush nga këta të dy do të trashëgojë ‘kompaninë’ e babait që, sipas tij,  është PD-ja.

“Nëse vlerësojmë Berishën, vlerësimi është se ai po lufton me perandorinë. Por, përveçse po lufton ndaj SHBA-së, ka edhe një shqetësim tjetër se kujt do t’ia lejë partinë, papatin e tij. Pse në këtë tubim ishte Argita dhe jo Shkëlzeni? As e bija s’ka qenë e përzier me politikë, por po shfaqet sa në miting, sa në Kuvend. Argita është projektuar si pasardhëse e Berishës në këtë ‘kompani politike’ të Berishës. Fakti që Shkëlzeni s’ishte në miting, mendohet se edhe brenda këtij ‘papati’ të ketë plasur një konflikt i brendshëm nëse PD-në do e trashëgojë e bija apo i biri. Derisa shikoj se është Argita dhe mungon Shkëlzeni, atëhere edhe thashethemet që qarkullojnë për rivalitet mes tyre duket se janë të vërteta.”, tha Curri, në emisionin ‘3D’ në RTSH.

/rtsh.al/  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme