Dakordësia me PS-në, Mediu: Reforma Zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse

Hap pozitiv e ka konsideruar kreu i PR-së, Fatmir Mediu dakordësinë e arritur me PS-së dhe Rithemelimit. Në një deklaratë për mediat, ai tha se ajo që duhet është një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse.
“Duhet të ketë një plan diskutimi parlamentar dhe pastaj diskutime që do të bëhen në atë nuklin e vogël nënkomision të ketë parasysh se çfarë kërkon ajo e si ta kthejë kushtetutshmërinë, funksionimin e Parlamentit dhe ligjshmërinë në vend. Sa i përket Reformës Zgjedhore, ka nevojë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse që garanton kushtetutshmërinë e parlamentit, ku deputetë zgjidhen nga qytetarët, garanton mundësinë për të vazhduar të ketë pluralizëm në vend dhe jo të manipulohet me pluralizmin dhe të hiqen mundësitë për koalicione. Votimi dhe pjesëmarrja në votime e diasporës dhe të hiqen duart nga grabitja e votave dhe intimidimi i votuesve dhe për më tepër identifikimi dhe votimi elektronik”, u shpreh ai.
Lidhur me marrëveshjen për ngritjen e nënkomisionit për Reformën Zgjedhore, Mediu tha se me rëndësi është që përfaqësuesit e opozitës të diskutojnë me të deputetët opozitar dhe “mos e mendojnë atje si ofiqarë që i dinë të gjitha”.
“Nuk kemi tashmë një komision tjetër të Reformës Zgjedhore, por kemi një nukël që tejkalojnë interesin e maxhorancës dhe Parlamenti padyshim ka diskutime kushtetuese që kane nevojë për mirëkuptim dhe gjykim të përbashkët. E rëndësishme është që ata që përfaqësojnë opozitën mos e mendojnë atje si ofiqarë që i dinë të gjitha. Është e rëndësishme që ata të kenë diskutim me të gjithë trupën e deputetëve opozitarë në vendimmarrjen e këtyre çështjeve. Nëse do të funksionojë kjo lloj marrëdhënie e tyre me deputetët e opozitës, mendoj se do kemi një opozitë më të unifikuar në qëndrim”, theksoi Mediu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




