Dana White jep OK: Ai do të duelojë për titullin në peshën e

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar se Jon Jones, ish-kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg), titull nga i cili hoqi dorë pak kohë më parë, meriton të duelojë për titullin kampion në peshën e rëndë. Jones deklaroi se është gati të ngjitet në peshën e rëndë nëse UFC-ja i garanton duelin për titull.
“Sigurisht që Jon do të duelojë për titull. Ai është i pamposhtur, nuk është mposhtur kurrë në kafaz për vite. Do t’i japim një shans për të provuar veten edhe në këtë Divizion të ri”, u shpreh Dana White.
Problem do të jetë konkurrenca, pasi Stipe Miocic, kampion i peshës së rëndë, pritet të duelojë me Francis Ngannou në fund të këtij viti. Kjo do të thotë që Jon Jones nuk mund të duelojë për titull deri në vitin 2021.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




