Danimarka, trajneri Hjulmand: Shumë nervozë

Uncategorized | 4 vite më parë

“Ne luajtëm shumë nervozë dhe shumë ngadalë dhe në pjesën e parë nuk u përballëm. Kishte një periudhë ku nuk ishim të qetë. Qetësia erdhi më vonë në ndeshje. Por nuk ka dyshim që luajtëm nën nivelin tonë”. Kështu ka deklaruar trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand pas barazimit pa gola ndaj Tunizisë në ndeshjen debutuese në Kupën e Botës në Katar. “Kualifikimi është bërë i komplikuar, por nuk ka mbaruar. Jemi në fillim të turneut”.

Ndërkohë, kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer nuk kursehet me sulmet ndaj FIFA-s, por që nuk kanë të bëjnë me ndeshjen e zhvilluar. “Është absolutisht qesharake që FIFA na ka vënë në këtë pozicion”. Kështu ka deklaruar Simon Kjaer, kapiteni i Danimarkës, pas ndeshjes kundër Tunizisë, duke komentuar sanksionet e shpallura për këdo që mban shiritin ‘One Love’. “Kjo është krejtësisht kundër vlerave që unë mbroj. Thjesht nuk ka kuptim,” shpjegoi mbrojtësi. “Ne kemi arritur në një pikë ku rrezikojmë një karton të verdhë pa hyrë në fushë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme