DASH: Do ketë të tjerë persona “non-grata”, disa emërtime do bëhen publikisht, disa të tjera privatisht

Politikë | 5 vite më parë

Ditën e djeshme personave të shpallur non-grata nga SHBA në vendin tonë,  ju bashkuan dhe ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni, Ylli Ndroqi, përveç ish-kryeministrit, Sali Berisha. Por duket se lista e Departamentit Amerikan të Shtetit do të shtohet me emra të tjerë.

Departamenti  i Shtetit ka deklaruar se sanksionet ndaj ish-zyrtarëve apo dhe zyrtarëve në Shqipëri, do të vijojnë. Zëdhënësi  për Evropën dhe Euroazinë në departamentin amerikan të shtetit, Ryan Walsh, ka sqaruar se Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të përdorë këtë autoritet dhe të gjitha mjetet e disponueshme për të luftuar korrupsionin në nivel global.

“Në varësi të rrethanave të veçanta, disa emërtime bëhen publikisht ndërsa të tjerët privatisht. Mos përshtatshmëria vlen edhe për anëtarët e ngushtë të familjes, dhe ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit t’i caktojë publikisht ose privatisht këta zyrtarë dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë. Emërtimet nuk janë të kufizuara në kohë.”- tha ai. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme