DASH: Koha që t’i jepet prioritet paqes dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor

Një traktat i ri mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë pritet t’i japë fund vetos së këtij të fundit në BE që pengon zgjerimin. Zhvillimeve intensive të ditëve të fundit i është bashkuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
Kryeministri bullgar Petrov, por edhe zvkryeministri shqiptar i Maqedonisë së veriut Osmani janë deklaruar ditët e fundit se kontigjente agjentësh për Rusinë në të dy vendet punojnë kundër mirëkuptimit mes tyre dhe pengojnë përmbylljen e traktatit të ri.
“Sa i përket stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përpjekjet ruse që të promovohet mbikëqyrje politike nuk janë të reja. Tani është koha që t’i jepet prioritet paqes dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.
Mediat maqedonase bëjnë të ditur se traktat i ri sekret i propozuar ka të ngjarë të përfshijë një narrativë të re historike që do t’i imponohet Maqedonisë së Veriut bashkë me ndryshime në identitetin kombëtar maqedonas.
Departamenti i Shtetit citohet nga mediat maqedonase se njeh faktin që ka përpjekje ruse për të përhapur mosmarrëveshjen politike në Ballkan dhe se tani prioriteti kryesor duhet të jetë paqja dhe siguria në rajon.
Departamenti i Shtetit ka përforcuar faktin se Uashingtoni vazhdon t’i mbështesë aspiratat e BE-së për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, por pa u ndalur në mundësinë ose jo për të arritur në heqjen e vetos bullgare brenda kryesimit francez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




