DASH përshëndet deklaratën e BE-së për mbështetjen e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor

Botë | 5 vite më parë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price ka përshëndetur deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor, pas samitit në Kranj.

”Ne mirëpresim deklaratën e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre për reforma. Është shumë e rëndësishme të mbash hapur derën e BE-së për to”, shkroi Price në Twitter.

Në deklaratë, BE riafirmon mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane të  Ballkanit Perëndimor dhe angazhohet për zgjerimin, bazuar në reforma të besueshme nga partnerët./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme