Dashamir Shehi thirrje qeverisë: Rrisni deri në 30% pagat, rinia shqiptare po largohet

Deputeti demokrat Dashamir Shehi ka bërë thirrje nga seanca plenare për rritjen e pagave deri në 30%. Sipas Shehit ky do të ishte një motiv i mirë që rinia shqiptare të mos e braktisë vendin. Shehi kërkoi që ndryshimet në paga të reflektohen në buxhetin e këtij viti dhe atij të ardhshëm. Një tjetër thirrje e deputetit ishte dhe rritja e pensioneve dhe rritja e fashës nga 800 kilovat në 1000 kilovat.
“Ai tavani 800 kw të shkojë 1000. Puna është që t’i vëmë njerëzit të kursejnë. Bredh poshtë e përpjetë nëpër Shqipëri dhe thotë këta do marrin 7%, këta 5%…Unë gjykoj që kjo është një politikë amatoreske. Ky vend ka nevojë që pagat të ngrihen në 25-30 për qind. Sepse 10 për qind i ka korruptuar inflacioni. Pra rritja reale do të jetë 10%. Të marrim kurajo në parlament, të bëjmë ndryshime në paga nga buxheti i tanishëm dhe ai i vitit të ardhshëm. T’i ngremë në bllok pagat, t’i japim stimul rinisë dhe administratës. Kjo bëhet me kurajo dhe duke hequr dorë nga disa shpenzime të reja. Kemi shans për të ngritur edhe pensionet”, tha Shehi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




