Data e zgjedhjeve në Kosovë, Osmani : Partitë propozojnë katër data!

Kosovë | 2 vite më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se brenda pak ditëve do të shpallë datën e zgjedhjeve të rregullta.

Pas takimit me liderët politikë të mërkurën, Osmani tha se datat për zgjedhje në bazë të ligjit janë mes 26 janarit, 2 shkurt, 9 shkurt dhe 16 shkurti. Sipas saj, partitë kishin preferenca të ndryshme brenda këtyre datave.

Duke folur për mungesën e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, njëherësh kryeministrit të vendit, presidentja Osmani tha se nuk i di arsyet e një veprimi të tillë.

Ajo tha se duke qenë se prezentë ishin të gjithë kryetarët e partive politike, nuk ka dashur të thyejnë këtë parim, pavarësisht kërkesës për të qenë prezentë nënkryetari Glauk Konjufca.

Presidnetja Osmani tha se caktimi i datës së zgjedhjeve të rregullta nuk nënkupton se nuk mundet të ketë zgjedhje të parakohshme, por theksoi se për një gjë të tillë nuk pa disponim nga partitë politike. 

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme