Data në këpucët e Kane mbetet ende mister

Harry Kane “festoi” transferimin e tij në Mynih duke veshur në ndeshjen e parë të luajtur për ngjyrat e reja me një palë këpucë të modifikuara.
30-vjeçari kishte qepur në këpucët e tij datën 17.08.23. Ky detaj u ka bërë përshtypje tifozëve, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë dhënë mendimet e tyre se çfarë fshihet shifrave.
Hipoteza më e përfolur ishte ajo që bënte lidhnjen e datës në këpucët e Kane me ditën e lindjes të fëmijës të tij të katërt. Siç dihet bashkëshortja e Kane, Kate është në pritje të ëmbël.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




