“Dea Open Air 2024”, Mirela Oktrova: Programi i këtij viti ofron 39 filma nga 25 vende të botës

Kulturë | 2 vite më parë

Edicioni i 11 Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” vjen sërish në Tiranë,  ku sjell për të gjithë adhuruesit e kinemasë filma që të bëjnë të mendosh. Drejtoresha e këtij festivali, Mirela Oktrova tregon më shumë për këtë edicion.  

“Motoja e këtij viti është ‘ne i fikim dritat për të hapur sytë’ sepse këtë bën kinemaja, na çon në një realitet tjetër në momentin që ulen dritat për të na bashkuar me të tjera komunitete, për të ndarë me ta emocionet tona, për të mësuar prej tyre dhe pse jo t’i vëmë në jetë ato që mësojmë përmes kinemasë. Programi ofron sivjet 39 filma nga 25 vende të botës në 3 seksione. Në seksionin e filmit me metrazh të shkurtër ku konkurrojnë 6 filma, në seksionin e filmit studentor ku konkurrojnë 11 filma dhe në seksionin e filmit me metrazh të shkurtër ku konkurrojnë 19 filma”, tha Oktrova.

Ndërkohë që këtë vit një risi është edhe seksioni i filmit nga Kosova.

“Këtyre tre  seksioneve i shtohet edhe seksioni ‘si në kohë’ që e ka fokusin te kinemaja kosovare, në kuadri e të cilit ofrohen 3 filma sivjet”, u shpreh Oktrova.

Ajo tregon se e vetmja problematike është audienca, kjo sipas saj vjen nga disa faktorë dhe duhet që audienca shqiptare të edukohet e të ndjekë kinematografinë edhe jashtë shtëpisë së tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme