Debate për Portin e Durrësit, opozita: Ministret të vijnë të raportojnë! Mazhoranca: Përballë keni personat që kanë negociuar

Opozita dhe mazhoranca janë përplasur në komisionin e Ekonomisë lidhur me projektin e Portit të Durrësit që është futur për të kaluar me procedurë të përshpejtuar. Opozita ka kërkuar që në diskutime të vijnë ministrat përgjegjës që kanë bërë këtë kontratë Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj, por mazhoranca tha se personat që do të flasin për këtë marrëveshje kanë qenë pjesë e negociatave.
Opozita hodhi gjithashtu akuza se marrëveshja e Portit të Durrësit është një nga vjedhjet më të mëdha në histori dhe se kjo nuk mund të behet me ngut pasi në të përfshihen implikime të mëdha financiare.
Debate në Komisionin e Ekonomisë
Edmond Spaho: Po marrim një projekt që ka implikime të mëdha financiare, por edhe të natyrës që do të zhvendoset një port dhe do të ndërtohet një port i ri dhe në këto kushte është e udhës dhe është normale që të vijnë ta mbrojtën projektin ato që kanë firmosur, Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimi, është shumë qesharake, po flasim për implikimet të mëdha financiare, nuk kemi nevojë për shfaqje të tilla. Nëse inceneratorët është vjedhja e shekullit, kjo është vjedhja më e madhe e historisë. Nuk është serioze. Të vij këtu të flasë hidrauliku i Kryeministrisë
Eduart Shalsi: Të të vij turp të thuash hidrauliku i Kryeministrisë, gjuhë aspak etike
Jorida Tabaku: Kërkesa për të thirrur ministra është normale, ne duam personat politik që kanë negociuar dhe firmosur këtë marrëveshje. Nuk e kemi diskutuar në Konferencë Kryetarësh, duam të marrim sa më shumë informacion, nuk mund ta marrim nga personat që ka sjellë Kryeministria.
Eduart Shalsi: Kërkuar ata që kanë negociuar personat që kanë negociuar, doni ministrat apo ato që kanë negociuar, sepse përballë do keni personat që kanë negociuar. Pa fyerje vetëm ju lutem, s’duhet të shpërthejë me britma e akuza.
Dashamir Shehi: A nuk ishte më logjike që ta shtyjmë këtë punë pas Buxhetit, pse kjo ngutje, ne po firmosur biznesin më të madh shqiptar siç e thoni ju, pse vjen mbrapa, dje erdhi kontrata, kontrata është 99 faqe, ka ndonjë që e lexon nga ne dhe e shpjegon, pa u konsultuar me një jurist, ku qëndron dhe jo, ku jemi ne këtu, ça po ndodh, jemi luftë? Po bëhet biznes që do vazhdojë 10 vjet, ju doni të mbyllni për 10 ditë, kjo ngutje më shqetëson mua, se gjërat e ndershme s’bëhen kështu.
Më 9 nëntor, me kërkesë të qeverisë, Kuvendi votoi futjen me procedurë të përshpejtuar projektligjin për marrëveshjen e ndërtimit të Portit të Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtesa të larta dhe port jahtesh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




