Debatet brenda koalicionit, kancelari Scholz vendos të lërë në punë centralet bërthamorë gjatë dimrit

Botë | 4 vite më parë

Kancelari Olaf Scholz ka ‘goditur’ koalicionin e tij qeveritar, duke përdorur fjalën e tij përfundimtare kushtetuese për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi funksionimin e vazhdueshëm të termocentraleve bërthamore në mes të një krize energjetike.

Tre termocentralet e fundit gjermane bërthamore, të planifikuara për t’u mbyllur në fund të vitit, kanë qenë një temë e diskutueshme në Berlin për javë të tëra. Mes një krize energjie, FDP liberale argumentoi kundër mbylljes së burimeve të energjisë elektrike, ndërsa të Gjelbërit anti-bërthamorë këmbëngulën për mbylljen e tyre.

Përballë ndërprerjeve të konsiderueshme të termocentraleve bërthamore në Francë, operatorët e rrjetit të transmetimit rekomanduan mbajtjen e dy reaktorëve në dispozicion për raste urgjente. Me FDP-në të pakënaqur, pasuan grindjet e brendshme. Kur takimet e shumta urgjente nuk arritën ta zgjidhnin çështjen, Scholz e zgjidhi çështjen duke thënë fjalën e tij përfundimtare.

Scholz dekretoi që të tre termocentralet bërthamore që operojnë duhet të jenë në gjendje të funksionojnë deri më 15 prill 2023. Për të ‘ëmbëlsuar’ marrëveshjen për të Gjelbrit anti-bërthamorë, Scholz njoftoi “një ligj ambicioz për të rritur efikasitetin e energjisë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme