Debati i ashpër me Shehajn në Kuvend, Rama e kthen në batutë: Kjo është jetë parlamentare

Politikë | 4 vite më parë

Debati i ashpër në Kuvend për akuzat që deputeti demokrat Agron Shehaj bëri ndaj Edi Ramës, janë kthyer në batutë nga kryeministri duke e cilësuar këtë si “jetë parlamentare” ku akuzat e rënda “vlojnë” pa asnjë provë dhe fakt.

Postimi i kryeministrit Rama:

Jetë parlamentare

Ballisti: KM është i fshehur në një offshore në Hollandë!

Unë: A mund ta di ku bazohet kjo akuzë?

Ballisti: E kam bindje!

Unë: Pra s’keni asnjë provë!

Foltorexhiu: Pse gjykatës je ti që do prova?!

Ballisti: Po offshoret prandaj janë bërë që mos ketë prova!?

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme