Debati/ Muça: Ja neni që dënoi Salianjin! Baçi: Ke marrë detyrë të vështirë sot!

Politikë | 2 vite më parë

Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, ka pasur një debat të ashpër midis analistit Flogert Muça dhe deputetit të PD-së, Luan Baçi. Muça ka cituar nenin në Kodin Penal mbi të cilin është mbështetur gjykata në dënimin e Salianjit, ndërsa Baçi ka reaguar duke thënë se dënimi i Salianjit nuk ka të bëjë me kodin penal sepse është denoncim publik.

Sipas Muçës, ne kemi për detyrë të shohim të gjithë panoramën.

“Citoj nenin 305 të Kodit Penal. Opozita deklaron se Salianii është dënuar për denoncim publik. Por në fakt ai është dënuar për kallëzim të rremë. Salianji është dënuar për fabrikime provash. Kundërshtitë që bën Baçi janë sepse është politikan. Salianji është i dyshuar si financues i këtij falsifikimi (Babale), gjë që përbën kallëzim të rremë.”, tha Muça.  

Ndërsa Sipas Baçit, provat e paraqitura nga gjykata nuk janë të vërteta.

“Salianji nuk ka bërë video. Ka denoncuar. Gjykata gënjen. Fred Alizoti është dëshmitar i rremë. Është rënduar një politikan me pa të drejtë. Është dezinformim.”, tha Baçi.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme