Deklarata e fortë e Bamir Topit: Sigla e Partisë Demokratike duhet të arkivohet!

Ish-presidenti i Republikës dheish-nënkryetarii Partisë Demokratike Bamir Topi deklaron se misioni i PD pothuajse ka mbaruar. I ftuar në emisonin “Dekalog”i gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Topi deklaroi se sigla e Partisë demokratike duhet të arkivohet. Më poshtë pjesë nga deklarata e fortë e Bamir Topit.
Në PD po ndodh përplasja më e madhe qënga themelimi i saj. Përse PD arriti në këtë situatë?
Në partitë e opozitës të disa vendeve lindore që dolën nga komunizmi cikli atje është mbyllur shumë më shpejt. Sipas meje pas 30 viteve PD nuk jep asnjë lloj shprese pavarësisht se si do jetë rezultati.
Ju jeni duke thënë se Partia Demokratike do pësojë fatin e atyre partive opozitare në Lindje që u shuan?
Aboslutisht po! Pse është herezi ta them? Duhet të vlerësohet historia me të mirat dhe të këqiat. Duhet të arkivohet historia. Duhet të arkivohet sigla e PD. Dhe duhet të punojnë të gjithë për të krijuar mundësinë e rrotacionit në Shqipëri. Nuk flasim fare për qeverinë që në vend të flasin për atë flasim për opozitë. Pra sigla e PD duhet të arkivohet. Siç ka thënë Henri Kissinger për të parë politikën e një vendi nuk duhet të shikohet qeveria, por opozita. Problemi është se opozita në Shqipëri nuk ofronasgjë.
Zoti Topi ju po thoni se PD shuhet?
Mendimi im është që sigla dhe historia e PartisëDemokratike duhet të arkivohet. Të gjitha kapacitetet e mundhshme të mos niset të krijojë kauza nga individi por individët duhet të të jenë në funksion të kauzave. Një e djathtë që ka dështuar totalisht në elementë substancialë në programin e vet mjafton t’u them çështjen e pronës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




