Dekretimi i anëtarit të 10-të të Gjykatës së Lartë, Kim: Mirëpresim bashkëpunimin për zbatimin e Reformës në Drejtësi!

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka mirëpritur vendimin e Presidentit Ilir Meta për të dekretuar emërimin e anëtarit të 10 -të të Gjykatës së Lartë.
“Mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm nga Presidenca e gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë, gjithashtu i mundëson të emërojë gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese”, shkruan në reagim ambasadorja Kim.
Presidenti Ilir Meta ka miratuar këtë të mërkurë emërimin e Arbena Ahmeti, si anëtarja më e re në Gjykatën së Lartë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




