Dekretimi i ish ministrit Cakaj, Rama dhe Meta përballen në Gjykatën Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta do të përballen të martën në seancë plenare në Gjykatën Kushtetuese. Seanca do të zgjidhi mosmarrëveshjen e kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për dekretimin e ish-ministrit Gent Cakaj, të cilin presidenti Meta nuk e dekretoi. Zoti Rama ka kërkuar interpretimin kushtetues të nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Presidenti këmbënguli se e drejta e Kreut të Shtetit është të vlerësojë kandidaturat dhe jo vetëm t’i firmosë ato. Më pas kryeministri Rama u detyrua të mbajë vetë edhe postin e kryediplomatit të vendit. Për shkak të masave në fuqi nga pandemia e covid19 , seanca do të kryhet pa praninë e publikut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




