Dembélé-gol, Atletico bie, Barcelona e vetme në krye

Barcelona nuk e humbi mundësinë për t’u shkëputur nga Real Madrid dhe mundi Atletico 1-0, duke fluturuar e vetme në vendin e parë në renditjen e La Liga. Ndeshja u vendos në mesin e pjesës së parë: goli që dhuroi tri pikë të çmuara mbërriti në minutën e 22-të, me Dembélé që mbylli një aksion të shkëlqyer të lindur nga Pedrit dhe Gavi.
Vetë Pedri iu afrua dyfishimit pak më vonë, ndërsa Marcos Llorente dhe Gimenez ishin afër barazimit para pushimit, që u mbyll 1-0 vetëm falë ndërhyrjes së ter Stegenit ndaj Griezmann.
Në pjesën e dytë, shtylla i mohoi Dembélé dopietën, më pas Ferran Torres iu anullua 0-2 për pozicion jashtë loje. Përfundim nervoz: përleshje pas një kontakti mes Savic dhe Torres, të cilët ndëshkohen me kartonin e kuq dhe lënë formacionet në dhjetë.
Rikuperimi nuk i jep Atleticos një barazim, tani i pesti dhe i kaluar nga Betis. Barcelona e Xavit, nga ana tjetër, shkëputet nga Realin dhe është vetëm në krye.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



