Demokratët Euroatlantikë, Karabina: Ngjarja në Pogradec të zbardhet sa më shpejt

Partia Demokratike– Demokratët Euroatlantikë ka reaguar të mërkurën në lidhje me ngjarjen e rëndë në qytetin e Pogradecit. Zëdhënësja e PDDE-së, Mirela Karabina në një deklaratë për mediet u shpreh se, ngjarja në fjalë ka shokuar opinionin publik pasi një person u dhunua për vdekje, dhe sipas saj “u la për 30 minuta në mes të rrugës e në gjendje të rëndë, ku as policia dhe as ndihma e parë mjekësore nuk vepruan në kohë për të shpëtuar jetën e të ndjerit”.
Karabina shprehet se, “ditë pas dite zbardhen fakte të reja të cilat dëshmojnë degradimin e krejt shtetit në këtë vend, pasi nga momenti i ngjarjes e deri më sot, është ndryshuar disa herë versioni zyrtar i ngjarjes”.
“PD-Demokratët Euroatlantikë kërkon një hetim të thelluar mbi veprimet e organeve kompetente për mosreagim e tyre në kohë si dhe të vlerësimit që i kanë bërë në tërësi rastit në fjalë, konkretisht: Komisariatit të Policisë Pogradec, Prokurorisë dhe Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Pogradec si dhe Urgjencës së Spitalit”, shprehet Karabina më tej, duke kërkuar zbardhjen e shpejt dhe autorët të shkojnë para drejtësisë”, nënvizon Karabina.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




