Denaj në ministerialin për Dialogun Financiar dhe Ekonomik mes BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë në ministerialin për Dialogun Financiar dhe Ekonomik mes Bashkimit Europian, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Sipas ministres Denaj, vlerësimet e Komisionit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane për programin e reformës ekonomikem, do të na shërbejnë për të adresuar sa më mirë politikat ekonomike dhe financiare, për këtë vit dhe atë pasardhës. “Mbetemi të angazhuar për të siguruar mirëadministrimin fiskal dhe menaxhimin e financave publike edhe në periudhën afatmesme”, tha ministrja. Ekonomia ka dhënë shenja pozitive rritjeje, ndaj shtoi Denaj, ne jemi optimistë se kjo ecuri do të reflektohet në rritjen e të ardhurave, si dhe në përmirësimin e tregut të punës, për të siguruar qëndrueshmërinë e mëtejshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




