Denar Biba emërohet në krye të “Konkurrencës”, opozita pro disa marrëveshjeve

Politikë | 5 vite më parë

Denar Biba është emëruar në krye të autoritetit të Konkurrencës, me shumicë votash nga parlamenti. Biba ka marrë 72 vota pro, 37 kundër dhe 0 abstenime nga Kuvendi dhe do të zëvendësojë në krye të “Konkurrencës”, Luljana Latifin. 

PD pati pretendime se fletët e votimit nuk kanë firmat e përfaqësuesve të saj, si anëtarë të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, siç e thotë rregullorja. Për herë të dytë opozita ka bashkuar votat me maxhorancën për disa marrëveshje ndërkombëtare. Një prej tyre ishte marrëveshja me EFTA-n  cila miratohet me 108 vota pror, 0 kundër dhe 0 abstenime.

Po ashtu u miratua me 74 vota pro edhe marrja e 60 milionë euro kredi nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës për menaxhimin e pandemisë. Paratë do të përdoren për shpenzimet e bëra në qershorin e  2020 deri tani, dhe do të jetë si likuiditet në thesarin e shtetit për nevojat e vitit 2022. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme