Dënohet ish-gjyqtarja e Korçës, krijoi lehtësi për një të dënuar dhe përfitoi 6000 euro

Aktualitet | 3 vite më parë

Ish-gjyqtarja e Apelit në Korçë Mimoza Margjekën, u dënua përfundimisht me 4 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit me akuzën e “korrupsionit” . Por vendimi pezullon ekzekutimin të dënimit, e për rrjedhojë në përfundim Margjeka do të kryejë në 3 vjet “Shërbim Prove” si edhe iu mohua e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Ndërkaq për Arben Carën, bashkëshortin e saj, gjykata dha 4 vite burg. Për avokatin Skënder Demirin u dha dënimi me 3 vjet burgim që konvertohet në aq vite shërbim prove. Gjithashtu, për të pandehurin Klaudio Zhilla Apeli dha një dënim me 3 vjet burg, konvertuar në 3 vite shërbim prove. Për Nejton Balin gjykata dha 1.2 vite burg konvertuar në 2 vjet e 4 muaj Shërbim Prove.

Këta persona akuzohen se i kanë dhënë gjyqtares Margjeka shumën e 6000 eurove për të ndryshuar masën e sigurisë për shtetasin Orion Bali, vëllain e Nejton Balit, i arrestuar për trafik klandestinësh kundrejt “garancisë pasurore”. Shumën e parave e mori bashkëshorti i ish-gjyqtares.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme