Departamenti i Shtetit thirrje Putinit: Përballu me realitetin dhe jepi fund luftës në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Vladimir Putinit të përballet me realitetin dhe të tërheqë trupat nga Ukraina, deklaratë që vjen pasi presidenti rus e quajti konfliktin një “luftë”.
“Që nga 24 shkurti, Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e botës e kanë ditur se ‘operacioni ushtarak special’ i Putinit ishte një luftë e paprovokuar dhe e pajustifikuar kundër Ukrainës. Më në fund, pas 300 ditësh, Putin e ka quajtur luftën ashtu siç është. Si hapi tjetër në njohjen e realitetit, ne i bëjmë thirrje atij që t’i japë fund kësaj lufte duke tërhequr forcat e tij nga Ukraina“, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Zëdhënësi shtoi se, pavarësisht nga retorika e Putinit, “agresioni i Rusisë kundër fqinjit të saj sovran ka rezultuar në vdekje, shkatërrim dhe zhvendosje”./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



