Deputeti i PD, Gështenja: Le ti hapim dosjet duke nisur nga vetja jonë, pa asnjë kufizim

Politikë | 4 vite më parë

Hapja e dosjeve, duket se është bërë çështje qëndrimesh edhe midis deputetëve. Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në FB, ka kërkuar që të hapen dosjet, duke nisur së pari nga deputetët. Gështenja, i cili është zgjedhur deputet në qarkun e Elbasanit, apelon që “përpara detyrimit ligjor, u detyrohemi shqiptarëve të jemi të vërtetë”.

“Përpara detyrimit ligjor, u detyrohemi shqiptarëve të jemi të vërtetë. Le ti hapim dosjet duke nisur nga vetja jonë, për të treguar nëse kemi qenë ndonjëherë: të survejuar,  bashkëpuntor apo të favorizuar të sigurimit të shtetit. Pa asnjë kufizim!”-, shkruan deputeti Gështenja.

/rtsh.al/

 
 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme