Deputetja e PD Pampuri: Rama, 798.3 milionë euro shpenzime luksi për 8 vjet

Politikë | 5 vite më parë

PD e opozitës vazhdon të sulmojë kryeministrin socialist Edi Rama për sipas saj shpenzimet e tij luksoze.

Deputetja demokrate Oriola Pampuri ka këmbëngulur sot sërish për vizita të kushtueshme në resorte luksi të kryeministrit të Shqipërisë. “Rama nuk u dha përgjigje shqiptarëve me paratë e kujt ka zhvilluar udhëtimin e fshehtë me charter, që vetëm karburanti i kushton 120 mije euro? Sot në emër të shqiptarëve po e pyesim sërish Edi Ramën: A ka udhëtuar ditët e fundit me charter në drejtim të Suedisë? Kush i ka paguar paratë e këtij udhëtimi? Edi Rama nuk i ikën dot përgjegjësisë për shpenzimin e parave të shqiptarëve me batuta bajate” pyeti ajo.
Deputetja e PD tha se vetëm për luks në 8 vite, Edi Rama ka shpenzuar 798.3 milionë euro nga paratë e shqiptarëve. 

Një ditë më parë zoti Rama ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa ka deklaruar se për udhëtime ka shpenzuar më pak se të gjithë paraardhësit e tij në qeveri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme